Arkiv Fotografi nga takimi mes Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, Foto: ZKM

Haradinaj pranon letër mbështetëse nga Merkel për anëtarësimin në INTERPOL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar letër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në lidhje me mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai tha se me Merkel me këtë letër tregon qartë se Gjermania përkrahë Kosovën drejt organizatës ndërkombëtare.

“Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Haradinaj.