John McCain - Foto: Rtv21

Haradinaj për vdekjen e McCainit: Kosova humbi mikun e çmuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe qytetarëve amerikanë për vdekjen e senatorit republikan të SHBA-së, John McCain.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar kryeministri i Facebook.

Ai e ka vlerësuar senatorin si fitues të luftës dhe të paqes.

“Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë. Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë”, ishte postimi i Haradinajt.