Foto: Facebook/Ramush Haradinaj

Haradinaj për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit

I shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime te familja e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Siç ka treguar Haradinaj në një postim në Facebook, Kadri Veselit i ka vdekur axha.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Veseli, me rastin e vdekjes së Jetishit, axhës së Kryeparlamentarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

23 Maj 2019 - 20:28

Arbisa Shefkiu 23/05/2019 - 20:28
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend