Haradinaj - Kosnett

Haradinaj pas takimit me Kossnet: Marrëdhënia me SHBA-të është e pacenueshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett me të cilin janë dakorduar se marrëdhënia e ngushtë mes Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme pavarësisht dallimeve në opinione.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj ka thënë: “Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”.

Kohëve të fundit takimet e ambasadorit Kossnet ka zhvilluar takime të shumta me liderët institucional në Kosovë duke kërkuar nga ata largimin e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

 

https://kallxo.com/efekti-i-takses-gjenerali-amerikan-anulon-viziten-ne-kosove-dokument/

.