Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë - 26.04.2019, FOTO: KALLXO.com

Haradinaj ‘paralajmëron’ masa ndaj Serbisë për arrestimet e zyrtarëve nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se do të shqyrtojë në të ardhmen një mundësi për kundërmasë ndaj Serbisë për arrestimet e zyrtarëve të Kosovës.

“Janë shpeshtuar arrestimet e zyrtarëve serb të Kosovës, po bëhet një presion i vazhdueshëm. Duhet ta shikojmë ndonjë kundërmasë ndalimi i vizitave të serbëve në Kosovë nëse zyrtarët e qeverisë tonë keqtrajtohen në kufi nëse kjo traditë vazhdon se kem qare pa u dal zot kolegeve tanë”, tha kryeministri.

Ditën e djeshme, Haradinaj ka bërë të ditur se këshilltari i tij Srdjan Jovanoviç, është ndaluar nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës në Serbi.

Haradinaj përmes Facebook-ut, ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ndodhi.