Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj paralajmëroi ndëshkime në rast të mospërmbushjes së MSA-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën për media ka deklaruar se ato institucione që se nuk e zbatojnë planin e programit të MSA-së do të ndëshkohen.

Ai e pranoj se implementimi është ende sfidë në Kosovë, mirëpo thotë se e kanë marrë seriozisht agjendën evropiane.

“Nuk mundemi me toleru moszbatimin në pakufi, pra duhet të jemi insistues në zbatim në ato që janë prioritete. Ata që nuk e zbatojnë, dalin kundër qeverisë dhe vetvetes dhe nuk do të jetë diçka e pranueshme, tash mos të them çfarë masa do të ndërmarrim”, ka thënë Haradinaj .

“Besoj që ato institucione të Kosovës që ngecin do të jenë të kritikuara, do të jenë edhe të ndëshkuara. Duhet me qenë të ndëshkuara në këtë rast”, ka thwnw kryeministri Haradinaj.

Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës është mbajtur interpelancë për zbatimin e MSA-së.