Foto: Kallxo.com

Haradinaj nuk ka përgjigje për kërkesën e Thaçit për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

I pyetur gjatë një konference për media pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut për deklaratat e Thaçit, kryeministri Haradinaj është përgjigjur për çështjen e grevës në arsim për të cilën ka biseduar me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Presidenti Thaçi përmes një publikimi në Facebook ka thënë që tash është momenti kur duhet të dëgjohen këshillat e aleatit të Kosovës, ShBA-së.

Ai ka kritikuar Haradinajn, pa ia përmendur emrin, për mosheqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake, siç po kërkojnë sipas tij Shtetet e Bashkuara.

Thaçit ka thënë se “teket personale” të liderëve të shtetit të Kosovës po lëndojnë interesat shtetërore, gjithashtu po cenojnë miqësinë me ShBA.

https://kallxo.com/thaci-cenimi-i-miqesise-me-shba-eshte-cenim-i-shtetit-tone/

www.kallxo.com