Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Haradinaj: Nuk e shoh veten në dialog, kemi ekipin negociator për këtë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur edhe për rolin e tij në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ç’rast ka thënë që nuk e sheh vetën pjesë të këtij procesi.

Sipas tij Kosova e ka ekipin negociator për këtë dhe nuk e ka problem ta takoj asnjërin nga liderët e Serbisë.

“Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është i shtetit dhe paraqet shtetin tonë në çdo situatë sikur unë edhe kryetari i Kuvendit, për dialog e kemi ekipin dhe nuk shoh ndonjë rol personal. Në dialog jam i gatshëm të takohem me ta dhe nuk kam kundër asgjë që të takohem me ta, as më Vuçiqin as me kryemistren Bërnabiq por se shoh rolin e kryeministrit në dialog”, tha ai.

Ne seancën e 15 dhjetorit, 2019, Kuvendi i Kosovë ka miratuar ekipin negociator në bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate janë propozuar si kryesues të këtij delegacioni.

Ndërkaq, anëtarë janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në të cilat kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij ekipi.