Foto: BBC

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e 7 vjeçarit në Zvicër

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit kosovar që u vra dje në Basel të Zvicres.

Haradinaj përmes një statusi në ‘Facebook’ i ka shprehë ngushëllime familjes së Mërgimit, që u vra gjatë ditës së djeshme në Zvicër, ku po jetonte me familjen e tij.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

Shqiptarët e Zvicrës kanë paralajmëruar një marsh për ditën e nesërme pas vrasjes së 7 vjeçarit.

 

https://kallxo.com/shqiptaret-ne-zvicer-marsh-protestues-pas-humbjes-se-7-vjecarit/

Për vrasjen e 7 vjeçarit është arrestuar një grua 75 vjeçare e cila ishte dorëzuar në Polici.

https://kallxo.com/detajet-e-vrasjes-se-7-vjecarit-kosovar-ne-basel-te-zvicres/

.