Haradinaj: Nëse sot është dita e fundit e qeverisjes, shkoj i lumtur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet humbjes së karrikes së kreut të qeverisë.

Haradinaj në kohën kur po takonte Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, tha se ka shumë punë si kryeministër.

“Kush është në pushtet, tutet se mos po rrëzohet. Unë e kam një përjashtim në këtë rast. Kur jam kanë në opozitë jam kanë ma i qetë, më shumë kohë, tash ka shumë punë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se është i lumtur me punën që ka bërë deri më tani si kryeministër.

“Nëse sot është dita e fundit, shkoj i lumtur në shtëpi sepse e di që kemi bërë diçka”, tha Haradinaj.