Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Nëse një cent është shpenzuar kundër ligjit, të ndërhyjë prokuroria

Kryeministri Ramush Haradinaj sërish i është adresuar deputetëve të Kuvendit lidhur me ndarjen e mjeteve për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë.

Hardinaj tha se nëse një cent është shpenzuar jashtë ligjit, duhet të ndërhyjë prokuroria.

“Kish qenë mirë të pritni, ta keni një informatë të saktë se si janë shpenzuar paret. Sepse me tituj të lajmeve të gazetave, ndoshta nuk është ashtu, mos konkludoni. Ju siguroj që nëse një  cent është bërë jashtë ose kundër ligjit, ajo është punë për prokurorinë dhe ne nuk e amnistojmë askënd”, tha kryeministri.

https://kallxo.com/haradinaj-per-11-vjetorin-e-pavaresise-u-shpenzuan-rreth-175-mije-euro/

.