Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Nëse na njeh Serbia, sot e heqim taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesave në rritje të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për largimin e taksës doganore prej 100 përqind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Me një kërkesë të tillë sot në Bruksel është përballur edhe ekipi negociator i Kosovës në një takim që Mogherini e zhvilloi me ta.

“Jemi të interesuar me e hjekë sot. Nëse na njeh Serbia, sot e hjekim”, tha Haradinaj në një konferencë për shtyp pas një takimi që zhvilloi sot me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taksa është vendim i qeverisë, qeveria e ka vendimin e vet legjitim”, shtoi Haradinaj.