Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Në Shkolla Duhet Bërë Beteja kundër Radikalizmit

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit në lidhje me edukimin si çelës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të lejojë përfshirjen e fëmijëve të saj në fushëbeteja.

“Nuk guxojmë me i mbyllë sytë që me leju me qenë beteja dhe fushëbeteja me na marrë fëmijët”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi se në shkolla duhet të zhvillohet beteja kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Institucionet e arsimit janë shkollat ku duhet të zhvillohet beteja. Jo veç ata por jemi edhe ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se nuk duhet lejuar që fëmijët kosovarë të bëhen vrasës e vetëvrasës nga predikimi nëpër rrjetet sociale.

“Çka po përdorin ata për me i bo vetëvrasës dhe vrasës. Është interneti, rrjetet social. Nuk guxojmë me e leju këtë.Do ti gjejmë krejt ato rrugë krejt ato mundësi dhe instrumente dhe mjete të nevojshme kjo mos me i ndodh Kosovës”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha më tutje se “kushdo që mendon se ideologjitë fetare, ideologjitë e islamit ia kanë shpëtu fëmijën është shumë gabim”.