Ramush Haradinaj në konferencë | Foto: KALLXO.com

Haradinaj në Këshill të Sigurisë Fton Zëvendësit e të Larguarve nga Detyra

Në mbledhjene  Këshillit të Sigurisë së Kosovës Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi se është vendosur të bëhet një hetim për deportimin e shtetasve turq

“Në një shkresë po e komunikoj e kam informu këshillin se kam kërkuar një hetim dhe raportim me shkrim për ndalimin dhe deportimin e shpejtë dhe të fshehtë të shtetasve turq”, tha Haradinaj.

Haradinaj nuk e sqaroi mirë se kë do të përfshijnë hetimet, por deklaroi se kur ka marrë informatat e para për rastin ka kërkuar “raportim me shkrim prej katër përgjegjsve drejtorit të AKI-së, ministrit të Drejtësisë, Punëve të Brendhsme dhe drejtorit të Policisë”.

Ai deklaroi se drejtori i policisë nuk është vartës i tij, ndërsa për këtë arsy ka liruar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e AKI-së.

“Kam ardhur në përfundim që dy vartësit e mij të parë u detyrohet komunikimi me mu, në këtë rast drejtori i AKI-së dhe ministri i Brendshëm e kanë humbur besimin tim”, tha Haradinaj.

Ai tregoi se sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ka ftuar zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe zëvendësdrejtorin e AKI-së.

“Nuk janë në funksionet e veta. Unë sot kam ftuar zëvendësdrejtorin e AKI-së dhe zëvendësdrejtorin e Punëve të Brendshme në Këshill të Sigurisë”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se lirimi nga detyra i drejtorit të AKI-së nuk është i plotë edhe pa pajtimin e Presidentit.

“Nuk lidhet me vlerësimin e punës së tij në udhëheqje të AKI-së, por ai e ka humbur besimin tim në rastin konkret.Dikush që smë beson mua si besoj”, tha Haradinaj.

Ai largimin nga detyra të dy zyrtarëve e cilësoi një gjë që nuk është për t’u lavdëruar, por tha se nuk ishte i informuar prej tyre.

“Kam thënë që të mos gabojë dikush të shkojë kësaj rruge”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjendjen e sigurisë në vend e konsideroi stabile.

Shtetasit turq që u arrestuan të enjten në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AKI-së u deportuan për arsyt të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Ata ishin pjesë e Kolegjit “Mehmet Akif” dhe shkollave tjera të lidhura me të.

Familjarët dhe zyrtarët e Kolegjit pretendojnë se disa nga të arrestuarit po mbahen në aeroportin e Prishtinës dhe Ambasadën turjke në Kosovë, por EULEX-ia e ka kontrolluar aeroportin dhe nuk ka gjetur asgjë.

Familjarët e të deportuarve natën e kanë kaluar në aeroport, ndërsa pardje dhe dje kanë protestuar.