Haradinaj - ndërkombëtareve: Mos i ndalni ndihmat për shkak të gabimeve tona

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, u shpreh se fal ndihmës së madhe nga donatorët, Kosova është bërë vend më i jetueshëm.

Haradinaj kërkoj nga donatorët që të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën, dhe që të mos zhgënjehen me kosovarët për ‘gabimet’.

“Këto 20 vite, fal kësaj ndihme të juaj, Kosova është një vend më i jetueshmëri, jetohet në Kosovë. Fal ndihmave të juaj Kosova ka progres, ka shoqëri civile më të zhvilluar ka një nivel shoqëri që aspiron që të ndërmarr reforma. Mos u zhgënjeni nga një lëshim potencial, nga një gabim sepse ne mësojmë nga gabimet, mos e zbeni ndihmën e juaj. Ju nuk keni krijuar parazit por na keni vetëdijësu dhe kemi arritur progres. Shumë tema që kanë qenë tabu, sot janë realitet”, tha Haradinaj.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në këtë rast u shpreh së pavarësisht progresit që është arritur në Kosovë viteve të fundit, ajo thotë së jo çdo gjë ka shkuar siç ata kanë dashur.

Ndër tjerash, Apostolova theksoi si shqetësim, menaxhimin e ambientit për një ajër të pastër, trajtimin e ujërave të zeza dhe për ndryshimet klimatike.