Haradinaj ndan 112 mijë euro për Preshevën

Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond për ndihmë për komunën e Preshevës. Paratë sipas Kryeministrit Haradinaj do shkojnë në ndërtimin e një parku dhe një këndi të lodrave për fëmijët. “Do shpenzohen 112 mijë euro për ndërtimin  këtyre parqeve” ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.