Haradinaj: NATO nuk ka thënë se është as pro as kundër ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qëndrimi i NATO-s lidhur me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk është pasqyruar si duhet nëpër lajme.

Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë njoftoi ministrat e tij se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e NATO-, Jens Stoltenberg.

“Sot kam zhvilluar një bisedë me Stolenbergun ku zyrja e natos ka kërkuar që të kemi një bisedë në lidhje me themelimin e ushtrisë ku tha se NATO e përkrahë sigurinë e Kosovës, por një gjë nuk u dallua nga mediet që ai më tha se nëse ndryshohet FSK në ushtri na duhet ta shqyrtojmë marrëdhënien me FSK-në e jo me Kosovën, këtë dallim nuk e raportuan”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se NATO është e vendosur ta mbrojë paqen dhe nuk e vë në pikëpyetje mbrojtjen e Kosovës.

Sipas tij,  nga NATO i kanë thënë se nese ju e ndërroni mandatin ne duhet ta shqyrtojmë marrëdhënien tonë me FSK-në, arsyeja pse mund të na duhet sepse anëtarët e vendet e NATO-s kanë dyshime për kohën, as nuk ka thënë qe është kundër as pro.

“Ne ende s’jem kandidat për NATO, vendimi është sovran dhe i drejtë, edhe nëse dikush s’pajtohet me këtë vendim, ne prapë e marrim sepse është vendim i brendshëm. Ne nuk jemi të antarësuar në NATO mirëpo kur dojmë me apliku për NATO shkojmë derë me derë dhe ja shpjegojmë se çfarë është ushtria”, tha Haradinaj

 

 

https://kallxo.com/stoltenberg-ia-perserit-haradinajt-nuk-eshte-koha-per-themelimin-e-ushtrise/