Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Na duhet rezultat më i mirë në Testin PISA

Kryeministri Ramush Haradinaj konstatoi sot se duhet rezultat më i mirë në Testin PISA.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira”, shkroi Haradinaj në facebook.

Sipas Haradinajt deri tash këtij testi sivjet i janë nënshtruar mbi tre mijë nxënës.

Ai shkroi më tutje se qeveria sivjet ësjhtë angazhuar për kushte më të mira të fazës përgatitore për testin.

“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”, shkroi Haradinaj.

Testi PISA sivjet nisi në Prizren për të vazhduar më pas në shkollat e Gjilanit.

http://kallxo.com/testi-pisa-fillon-ne-prizren/

http://kallxo.com/168-nxenes-ne-gjilan-i-nenshtrohen-fazes-se-pare-te-testit-pisa/

Në vitin 2015 15 vjeçarët kosovarë që u testuan u renditën të tretët nga fundi nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.