Ramush Haradinaj

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë- Serbi për ndryshimin e karakterit të këtij dialogu.

Ai e ka fajësuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në Kosovë, Frederica Mogherini se e ka kthyer dialogun në biseda për territore.

“Z. Mogherini e ka mbyt dialogun nga çështjet teknike e ka kthyer në terriore, është për keqardhje që ta lejojnë një ç’rregullim kaq të madh. Mendimi i saj për mua nuk vlen”.

Muajt e fundit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë rolin reprezentativ në atë që po quhet dialogu final i Kosovës me Serbinë.

Thaçi nuk ka hezituar që të përmend edhe çështjen e kufijve në një marrëveshje eventuale të dy shteteve.

Këtë ide e kishte kundërshtuar fuqishëm kryeministri Haradinaj.