Haradinaj me Hahn në takim të mbyllur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahhn.

Ky takim është duke u mbajtur në ambientet e Qeverisë së Kosovës dhe sipas agjendës së paraparë, në këtë takim do të bisedohet për taksën dhe agjendën evropiane.

Në këtë takim janë duke marrë pjesë edhe ministrat e Qeverisë Haradinaj, ai i Drejtësisë, Aberald Tahiri, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurta Hoxha si dhe zëvendës kryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Enver Hoxhaj.

Zëdhënësit e Qeverisë së Kosovës dhe të komisionarit Hahn thanë para mediave se nuk do të ketë konferencë, sepse Hahn do të niset për në Tiranë dhe se për tematikën e takimit do të ketë komunikatë për media.

Ndryshe ky takim i Hahn dhe Haradianjt nuk është lajmëruar ditë më parë.