Foto: REL/AFP

Haradinaj Liron nga Detyra Shefin e AKI-së dhe Ministrin e Brendshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të drejtorit të AKI-së Driton Gashi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nga detyrat.

Donjeta Gashi zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se kryeministri Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Sipas ligjit për AKI-në shkarkimi i drejtorit të AKI-së kërkon edhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi

 

10: 43

Në një njoftim për media kryeministri i vendit ka dhënë detaje për arsyet e shkarkimit të shefit të AKI-së Driton Gashi dhe Ministri të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj. Sipas njoftimit zyrtar arsyeja e shkarkimit është mos njoftimi i Haradinajt për operacionin e depërtimit të fshehtë dhe urgjent të gjashtë shtetasve Turq

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj” thuhet në njoftimin e qeverisë.

I njëjti sqaron se operacioni ishte zhvilluar pa lejen e Haradinajt. “Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij! “thuhet në deklaratën e kryeministrit.

Sipas ligjit për AKI-në shkarkimi i drejtorit të AKI-së kërkon edhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi