Takimi nderministror per te drejtat e njeriut Foto: ZKM

Haradinaj: Ligjet në Kosovë garantojnë zbatimin e drejtave të njeriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Ai ka kërkuar që normat ligjore për të drejtat e njeriut të zbatohen dhe të respektohen.

“Në Kosovë janë aprovuar disa ligje që kanë peshë dhe që vërtetë e japin një garancë të zbatimit të të drejtave të njeriut”, tha kryeministri Haradinaj thuhet në komunikatë.

Ai ka përmendur edhe faktin se të drejtat e njeriut që përfshihen në Kushtetutë nuk guxojnë të bien ndesh me të drejtat e njeriut.

Haradinaj gjatë këtij takimi tha se ndihet mirë që Kosova ka ligin për mbrojtje nga diskriminimi, ligjin për avokatin e popullit e atë për barazi gjinore.

Haradinaj u ka kërkuar zyrës për qeverisje të mirë që të përgatisin një raport për të gjeturat dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

16 Nëntor 2018 - 11:12

Taulant Osmani 16/11/2018 - 11:12
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend