Ramush Haradinaj, FOTO: KALLXO.com

Haradinaj: Liberalizimi i vizave para Vitit të Ri

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.

Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i jepet liberalizimi i vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në: normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave. Këto dyja janë në proces, kjo nuk ndërlidhet me taksën, kjo është e ndarë. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg para Viti të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu pati kritika të ashpra ndaj ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, pasi sipas tij, ajo e ka rrezikuar dialogun.

“Unë e çmoj shumë si zyrtare të BE-së Mogherinin por pozicionimi ndaj saj është shumë i qartë sepse ka rrezikuar rajonin. Është absurd të kërkohet nga Kosova ta heqë taksën që e kemi të vetmen produkt, edhe ne jemi njerëz, edhe ne jemi vend të cilin na ka izoluar BE-ja. Mogherini e ka çrregulluar dialogun, e ka rrezikuar investimin e BE-së në Ballkan, kjo ka qenë fjala që ia kam thënë edhe asaj” , tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020.

https://kallxo.com/hahn-e-permend-vitin-2020-per-liberalizimin-e-vizave/

www.kallxo.com