Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur miratimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se është veprim i duhur nga ana e institucioneve.

“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg”, tha Haradinaj.

Me 79 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

https://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-gjenocidin-serb-te-kryer-ne-kosove-kuvendi-shkon-ne-pauze/

.