Haradinaj: Kosova është e interesuar për investime amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot një delegacion të bizneseve amerikane, të cilët kanë shprehur interes për të investuar në Kosovë.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook  ha se Qeveria është thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane.

“Me një legjislacion të avancuar për të bërit biznes dhe thellimin e reformave fiskale, Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur me një ofertë të mirë për investitorët. Në një bashkëbisedim të hapur, delegacionin e bizneseve amerikane, të interesuar për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe promovimin e mundësive që ofron vendi ynë, e njoftova për ndërtimin e infrastrukturës moderne në vend dhe fuqizimin e sundimit të ligjit si garancë për mbrojtjen e kapitalit të investitorëve. Qeveria, thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane, ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, si dëshmi e orientimit të saj ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.