Haradinaj: Kosova aspiron në demokracinë amerikane

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po mbanë Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj tha se AAK ekziston në bazë, në njerëz, në zemra dhe në vlerë, e cila shtrihet në tërë Kosovën.

“Aspirojmë demokracinë amerikane dhe fati ynë jemi e në frymën euro-atlantike. Aleanca beson në krijimin e lirisë dhe e ka krijuar atë liri. Në AAK ka njerëz që besojnë se do të jemi anëtare në OKB, në zhvillim ekonomik, rend dhe ligj”, tha Hardinaj.

Ai ka folur edhe për arritjet e tij si kryeministër, të cilat janë në fushën e energjisë, shpronësimeve, demarkacionit, rritja e pagave së fundmi për gjyqtarët.

Ai ndër të tjera ka thënë se janë në proces të drafitimit të Ushtrisë së Kosovës, por ai porositi që të mos bëhet shumë zhurmë për këtë, ndërsa njoftoi se të martën Qeveria voton krijimin e zonës ekonomike amerikane, e cila do të jetë në Gjakovë.

Hardainaj ka përmendur edhe Kompleksin Memorial në Morinë, ku kanë filluar rivarrimet e dëshmorëve, të cilët ishin të varrosur në fshatin Polac.

Nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj në emër të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ka uruar punimet e kuvendit dhe ka thënë se AAK është moderne dhe demokratike që është synim i të gjithë partive politike.

“Është një ditë e veçantë, sepse është një besim i ri që e bartni ju si strukturë politike”, tha ai duke shtuar se që nga themelimi i saj, 18 vite më parë, AAK ka treguar se ka aleancë me qytetarin.

“Por një aleancë tek AAK është se është një aleancë me faktorin ndërkombëtar që ka një histori të mirëfilltë, e cila e ka edhe një të ardhme të sigurt që varet edhe e ardhmja e sigurt e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se në dekadën e dytë të shtetit të Kosovës janë periudhat e përmbylljes së shtet-ndërtimit, anëtarësimit në OKB, arritjen e njohjeve dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

Valdete Bajrami nga subjekti Nisma Socialdemokrate ka uruar kuvendin zgjedhor të AAK në emër të kryetarit Fatmir Limaj, e cila beson se AAK do të dalë më e fuqishme nga këto zgjedhje.

Në kuvend po marrin pjesë 529 delegatë që do të votojnë kryetarin dhe kryesinë e re të AAK-së./tv21/