Haradinaj komenton humbjen e vendeve të punës nga mbyllja e lojërave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar problemin që shfaqet me humbjen e vendeve të punës nga mbyllja e shpejtë e Lojërave të Fatit.

Ai tha se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim për këtë çështje por do të shohin të bëjnë zgjidhje me Ministrinë e Punës.

”Jemi të vetëdijshëm se mbyllja e këtyre lokaleve rezulton edhe me humbje të punës. Presioni qytetar parlamentar. Do të kërkoj nga MPMS të hapet një program i veçantë. Ende s’kemi marrë vendim për këtë çështje”, tha Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës javën e kaluar miratoi Ligjin që ndalon lojërat e fatit në vend.

Kjo erdhi pas iniciativës së qeverisë, që ishte nxitur nga dy raste të vrasjeve që kishin ndodhur në dy kazino të vendit javët e kaluara.

https://kallxo.com/kuvendi-miraton-ligjin-per-ndalimin-e-lojerave-te-fatit/