Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Kërkon Kalim të Lehtësuar të Kufirit me Shqipërinë

Në ditën kur Kosova mbush dhjetë vjet shtet, Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi lehtësim të procedurave të kalimit të kufirit me Shqipërinë.

“Sot po bashkohemi të gjithë në festë edhe me bashkëkombësit nga Shqipëria. Me kërkesë timen, kalimi i pikave kufitare të përbashkëta do të jetë i lehtësuar”, shkroi Haradinaj në facebook.

Sot në Kosovë kulmi i festimeve të dhjetëvjetorit të pavarësisë pritet të shënohet kur në Prishtinë të këndojë këngëtarja me famë botërore Rita Ora.