Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Jasharajt Ndërruan Epokat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar familjen Jashari në 20 vjetorin e rënies së tyre në betejën tre ditëshe në Prekaz të Skenderajt.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur për nder të familjes së Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, Haradinaj e quajti këtë betejë si një rast unik të luftës për liri.

“Familja Jashari përshpejtoi kohën, përmbysi kohën dhe ndërroi epokat si një rast unik per liri.20 vjet pas duhet të reflektojmë për te djeshmen, sotmen dhe mendojmë të ardhmen. Të nderojmë paqen, që është më e vështirë se lufta. Nga këtu, i ftoj të gjithë shqiptarët, për unitet instucional e kohezion shtetëror për të ardhmen e qytëtarëve tanë për demokraci, vend në NATO e BE. Sot me respekt ulemi para të rënëve për liri. Zoti e bekoftë kombin tonë.”

Edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot përkujtoi rënien e familjes Jashari

http://kallxo.com/hashim-thaci-ne-prekaz-ne-20-vjetorin-e-renies-se-adem-jasharit/