Haradinaj ia uron ushtrinë babait të ndjerë

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar votimin e projektligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ai në një fotografi të postuar ku shihet me babain e tij të ndjerë ka uruar formimin e ushtrisë.

“Plak, u ba Ushtria!”, e ka titulluar ai fotografinë.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së.

https://kallxo.com/gjnk/historike-kosova-behet-me-ushtri/