Haradinaj ia merr Lëvizjes për Bashkim një asambliste në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe lider i partisë AAK, Ramush Haradinaj ka njoftuar se asamblistja e Lëvizjes për Bashkim në Komunën e Prishtinës, Bukurije Canolli-Ahmeti ka kaluar në grupin e partisë së tij.

“Nga sot, asambleistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asambleistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

KALLXO.com ka konaktuar edhe Canolli-Ahmetin për të marrë një qëndrim nga ajo, por se ajo ka thënë se arsyet personale për kalimin e saj në grup të AAK-së.