Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Gabim ishte që në dialog u diskutua edhe territori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është përgjigjur presidentit Thaçi, i cili para disa orësh tha se fajin për dështimin e samitit në Berlin i kanë institucionet e Kosovës që kanë gabuar në veprimet e tyre.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar që gabim ka qenë që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është paraqit si pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas Hraadinajt, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit ka një çmim.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhë, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik.

https://kallxo.com/thaci-flet-per-anulimin-e-samitit-te-parisit-institucionet-e-kosoves-gabuan/

.