Ramush Haradinaj në 'FOL Hapur'. Foto: Kallxo.com

Haradinaj i Kujdesshëm në Rastin e Ministrit Nën Aktakuzë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të tregojë nëse ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e tij, Besim Beqaj, do të shkarkohet pas ngritjes së një aktakuze ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale.

Në një diskutim të organizuar nga Lëvizja FOL, Haradinaj u tregua i kujdesshëm për hapat e pritshëm, por ia adresoi përgjegjësinë partisë së Beqajt, PDK-së.

“Aktakuzën e kemi vetëm si lajm medial. Nuk kemi inforamcion tjetër zyrtar dhe e kam vështirë të deklarohem”, tha Haradinaj.

“Nëse do ishte për audio-incizime ai s’do duhej të ishte ne Qeveri, nëse ishim bazu veç në atë vlerësim, por neve duhet të kemi informacon zyrtar dhe vështirë mund të deklarohem”, shtoi ai.

Besim Beqaj është njëri ndër 11 te akuzuarit në rastin e përgjimeve “Pronto”.