Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Grevat i kemi thirr vet duke hapur tema të shumta

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha para gazetarëve se ‘grevat i ka thirr qeveria”.

“Grevat i kemi thirrë, qeveria i ka thirr, ne jemi organizator të tyre dhe a e dini pse? Sepse po i qelin temat. Hera e parë në Kosovë bëhet koncept dokumenti për zjarrfikësit. I ka qu në komunë për do tema e në do tjera i ka lënë në staf nacional, asnjëra nuk i jep buxhet i kanë torturuar që 20 vjet. 20 vjet kanë bo hajgare me zjarrfikësit. Është hera e parë që po hartohet një koncept dokument. Edhe kanë të drejtë që janë në grevë, është mirë që po bëjnë greva pasi që kështu dëgjohen kërkesat e tyre”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu apeloi tek deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos vonojnë në statusin e Trepçës.

“Sa i përket minatorëve, mendoj që Kosova duhet shpejt me kry statusin e Trepçës. Nuk ka ende Trepçë të Kosovës, ligj ka por Trepçë jo. Sepse kompania ende nuk ekziston. Nuk guxojmë pa kufi me vonu këtë dhe jam i habitur që nuk po i vjen dita kësaj teme. Nuk duhet me vonu, parlamentarët duhet t`i japin të drejta edhe punëtorëve të Trepçës nuk jam kundër. Por ajo që i lus deputetët është mos u vononi. Nuk ka kuptim me ja vonu vetës regjistrimin në bazë të ligjit kompanisë Trepça”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme zjarrëfikësit dhe minatorët e Trepçës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

https://kallxo.com/zjarrefikesit-protestojne-para-qeverise-kerkojne-takim-me-kryeministrin-foto/