Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ftesat e speciales nuk janë kijamet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk i bëjnë përshtypje të mëdha ftesat e fundit që Prokuroria e Specializuar e Hagës i ka dërguar për intervista disa personaliteteve në Kosovë.

Kjo prokurori pritet të ngritë aktakuza dhe ato të gjykohen në Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë.

Ai ka komentuar ftesën që i është bërë  Ish-kryetarit të Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.

“E njoh zotri Dobruna, e kom njoftë është një i burgosur për liri, nuk jam pajtuar  me do qëndrime të tij që i ka thënë në publik. Ftesë për të nuk është ndonjë kiamet. Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse me u shqetësu. Nuk e shoh ndonjë kiamet të madh, i kisha lutur të gjithë që ta marrin si të tillë. Këta që shkojnë luten mos me gjetë punë atje”, tha Haradinaj.

Sot gjatë ditës u kuptua se edhe ish- komandati i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistë, mirëpo nuk dihet nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-ftohet-ne-hage/