FOTO - Aksioni i Policisë në veri - 28.05.2019

Haradinaj flet rreth aksionit të Njësive Speciale në Veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me operacionin e Policisë të ndërmarrë në pjesën veriore të Kosovës.

Haradinaj thotë se me urdhër të prokurorit, operacioni policor është duke ndodhur në gjithë Kosovën.

Sipas tij, operacioni  është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë, ka shtuar Haradinaj.

“Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi që nga fillimi i operacionit në mëngjesin e sotëm.

Deri më tani numri i të arrestuarve nga aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka shkrua në 10 persona.

https://kallxo.com/aksioni-i-njesive-speciale-shkon-ne-10-numri-i-te-arrestuarve-ne-veri/

Siç mëson KALLXO.com, në disa rrugë në veri të vendit serbët lokal kanë vendosur barrikada.

Siç raportoi KALLXO.com automjetet e blinduara të Policisë së Kosovës janë duke pritur në gjendje gatishmërie në afërsi të pjesës veriore të Mitrovicës.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.