Foto: KALLXO.com

Haradinaj flet për rastin e fajdeve ku përmendet emri i Veselit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar rastin e fajdeve në të cilin përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli, me dyshimin se ka marrë 200 mijë euro.

“Kredibiliteti i deklaratave duhet m’u vërtetu, unë e di që është herët. Ne kemi njerëz që na dojnë dhe s’na dojnë por është herët, duhet një Gjykatë apo një instancë me e vërtetu kredibilitetin e deklaratave sa qëndron ajo që flitet. Në perëndim nuk gjykojnë kaq herët, te ne t’i prejnë teshat. Derisa një gjykatë ta jep verdiktin nuk kemi çka me fol”, tha Haradinaj.

Në një xhirim të publikuar mbrëmë nga KTV, një person, Kadri Rexhepi, përmend emrin e Kadri Veselit, duke aluduar se ai ka marrë 200 mijë euro në një rast që ka të bëjë me ndërtimin e një spitali në Prishtinë.

E për këtë kryeparlamentari Kadri Veseli tha sot në një konferencë për media se ofron dorëheqje nëse del një indikacion i përfshirjes së tij në aferën e 200 mijë eurove.

https://kallxo.com/kadri-veseli-jap-doreheqje-nese-del-nje-indikacion-i-perfshirjes-sime-ne-aferen-e-200-mije-eurove/

.