Haradinaj flet për punësimin e djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për punësimin e mundshëm të djalit të këngëtarës Shkurte Fejza në Qeveri.

Ai tha se nuk e di si ka ardhë deri të punësimi i tij.

“Te punësimi i djalit të Shkurtës, nuk po hi shumë, më kanë tregu që keni me pyt për këtë, s’di si ka ardhë deri te punësimi. Nuk e di, shpresoj që ka ardhë me praktikë të mirë deri te punësimi, do të marr informata”,

Haradinaji tha se praktikën e punësimit në baza partiake e ka bëri gjithë spektri politik.

“Po çuditna që ata që kanë bërë kësi sendesh e sot po mundohen me na shitë moral. Unë s’jam I kënaqur me këtë dhe nuk e përkrahi këtë. Prej të gjitha partive, para Aleancës edhe Lista Serbe edhe krejt kanë punësu, ky nuk është parametër.  Por njerëzit ma të diskriminumë në sisteme të punës, janë njerëzit në AAK. Këtë gjendje e kanë kriju Aleanca, PDK-ja, Vetëvendosja, të gjithë”, tha kryeministri.