Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: kallxo.com

Haradinaj flet për nismën e Isa Mustafës për t`ia rrëzuar qeverinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, foli është për nisëm e ditëve të fundit opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij ky është një proces legjitim dhe opozita ka të drejtë të i ndërmarrë hapat që ata i konsiderojnë të nevojshëm.

“Sa i përket mocionit është ky proces legjitim i opozitës dhe i zbaton të drejtat e veta muj me jap votat  nëse e vlerësojmë, por ne e vlerësojmë që kemi vendos me punu”, tha ai.

Që nga formimi i Qeverisë aktuale të Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, partitë më të mëdha opozitare në vend kanë paralajmëruar inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit.

Një iniciativë të tillë, sërish të hënën e shpalosi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, i cili deklaroi se për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe “përmbysjen” e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), do të zhvillojnë takime me udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).