Haradinaj: Familja Jashari u shua që të ringjallet një popull

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

“Sot përulemi me respekt para varrezave të komandantit legjendar dhe heroit Adem Jasharit. Për sakrificën e familjes Jashari asnjëherë nuk është e tepërt të themi që një familje është shuar që të ringjallet një popull, falë tyre sot jemi të lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

06 Mars 2019 - 10:39

RTK 06/03/2019 - 10:39
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend