Njazi Thaçi - Ramush Haradinaj - FOTO KALLXO

Haradinaj e quan të turpshme deklaratën e Hazirit për Ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të turpshme deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është një ushtri e vërtetë.

“S’ka asnjë dilemë që ushtria do të bëhet me 14 tetor. I kam dëgjuar disa politikanë, mesin e tyre edhe Lutfi Haziri, duke thënë se është me pakë se ushtri, është për turp kur një i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet, nuk është më pak se ushtri, Ushtria e Kosovës kurrgjë nuk ka më pak se ushtritë e tjera në mandate”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite në KEK.

Ai po ashtu ka thënë se qëndrimi i NATO-s për Ushtrinë e Kosovës është për më shumë stabilitet në rajon.

“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë, mendimi i një njeri të NATOS nuk kthehet në vendim të NATO-S. Vendimet merret kur janë të gjithë dakord, nuk na pengon puna me NATO-n”, ka shtuar Haradinaj.