Foto: Facebook

Haradinaj e Dërgon Marrëveshjen e Mehës dhe Raportin e Bulliqit në Kuvend

Marrëveshja për demarkimin e kufirit e nënshkruar në mes qeverisë së Isa Mustafës dhe qeverisë së Malit të Zi është dërguar për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me të qeveria Haradinaj ka marrë vendim që kuvendit t’i dorëzohet edhe raporti i komisionit qeveritar për vlerësimin e marrëveshjes për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ky komision ishte themeluar me vendim të kryeministrit Haradinaj dhe raporti i tij është diskutuar sot gjatë ditës në mbledhjen e qeverisë.

Qeveria sot dëgjoi raportimin e anëtarëve të Komisionit për vlervsimin e marrëveshjes për demarkacion të cilët erdhën në përfundim se kjo marrëveshje qe arritur në dëm të territorit të Kosovës.

Por zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, nuk u pajtua me konkluzionet dhe tha se ky komision “nuk ka sjellë asnjë fakt konkret” për t’i mbështetur konkluzionet e arritura.

Skënder Hyseni për Demarkacionin: Nuk e Komentoj Bulliqin