Haradinaj ne KEK

Haradinaj, drejtorit të KEK-ut: Do të kemi probleme nëse ndalet rryma këtë dimër

Ditën e premte të punës së tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e filloi duke vizituar  Korporatën Energjetike të Kosovës (Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B).

Ai aty pati një mesazh ndaj drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçit, duke i thënë se nëse këtë dimër do të ketë reduktime të rrymës, atëherë do të kenë “probleme”.

“Barra kryesore për mos furnizim me  rrymë është e KEK-ut sepse KEK-u është e Kosovës. Por gjatë këtij dimrit nuk bënë me dështuar. Vitin e kaluar kemi pasur mungesë të qymyrit, tash nuk e kemi atë gjendje por nuk bënë me dështu sidomos këtë dimër. Drejtor s’kemi qare pa u prish nëse nuk na dhez, ma mirë mos me pas probleme se atëherë në telashe jemi dytë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka shtuar se që nga e hëna do të funksionalizohen edhe dy blloqe të reja të termocentralit Kosova A dhe B.

“Së shpejti në termocentralin A pritet të lëshohet edhe një bllok, kryesisht mendohet të hënën por edhe për B ashtu, ku bashkë do të bëjnë 800 megavat. Aktualisht si e pamë janë rreth 530 megavat në  prodhim për konsumatorë dhe kjo i bije që rreth 400 të tjerë duhet mi siguru nga importi. Megjithatë importi e ka një të keqe, së është import se s’prodhohet në Kosovë por edhe në dimër është më i shtrenjtë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kreu i KEK-ut, Njazi Thaçi, tha se e ka njoftuar kryeministrin në lidhje më punën e termocentrale dhe planifikimet e së ardhmes.

“Në këtë takim e njoftova kryeministrin në lidhje me aktivitetet që jemi duke e bërë më prodhim aktual që është dhe i tregova për problemet që i kem dhe planifikimet me masat që i kemi marrë që këtë dimër ta kalojmë sa më mirë”, ka thënë Thaçi.

KALLXO.com transmetoi direkt vizitën e Haradinajt në KEK – LINK