Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Dorëheqjet e kryetarëve të veriut, të pashqyrtueshme

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk kanë mundësi t’i shqyrtojnë letërdorëheqjet e kryetarëve të tre komunave veriore të Kosovës.

Ai në konferencën pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës tha se kanë problem t’i kualifikojnë dorëheqjet meqë aty përmendet entiteti ‘Kosova i Metohija’

“Kjo është një situtatë pa vendim, i kemi marrë do materiale por janë të pashqyrtueshme por nëse i merr shkresat zyrtare të tyre kemi problem t’i kualifikojmë si zyrtare në legjislacionin tonë aty flitet për një entitet në Kosova i Metohija që Kushtetuta jonë nuk e njeh”, tha Haradinaj.

Muajin e kaluar, kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveqanit dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

https://kallxo.com/goran-rakiq-jep-doreheqje/