Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Do ishte mirë që vizat të hiqen para festave të fundvitit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marr liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.

Haradinaj duke marr pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zot sesa rinia e vendeve tjera dhe se Qeveria sipas tij, do t’i jap përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 për qind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha  Haradinaj.