Ramush Haradinaj ne takim me strukturat e sigurise ne vend Foto: ZKM

Haradinaj diskuton sigurinë shtetërore, kërkon parandalimin e zjarreve

Kryeministri Ramsuh Haradinaj ka pritur në takim sot në mëngjes përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për çështje të sigurisë e me theks të veçantë për dukurinë e zjarreve në Kosovë, që janë shpeshtuar së fundi.

Ai ka kërkuar një bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet niveleve të pushteteve për të vu nën kontroll situatat emergjence me zjarret.

“Kryeministri Haradinaj , duke i cilësuar si veprime të rrezikshme që mund të kenë pasoja të paparashikuara, kërkoi që të rritet vigjilenca për një informim të shpejtë të ndërsjellë si dhe koordinim të dy niveleve të pushtetit, atij lokal dhe qendror me mekanizmat relevant të sigurisë së vendit për menaxhim dhe vënie nën kontroll dhe shuarje të zjarreve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit.

Ai ka falënderuar mekanizmat e sigurisë dhe KFOR-in për reagimet adekuate ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm duke lajmëruar zjarret dhe duke i parandaluar ato.