Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e presin ne zyre Sylejman Selimin Foto: ZKM

Haradinaj dhe Limaj e presin në zyrë Sylejman Selimin

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takim ish komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Syleljamn Selimin.

Sylejman Selimi u lirua së fundi nga burgu.

Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendës kryeministri Fatmir Limaj.

Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar në rastin Drenica. Më 25 janar të këtij viti, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Pas lirimit të tij, ai është takuar më shumë politikanë të vendit.

Sylejman Selimi edhe pse nuk kishte pranuar dekoratën e 10 vjetorit të pavarësisë nga Presidenti Hashim Thaçi, ai pas lirimit nga burgu kishte takuar presidentin.

 

Gjenerali i shkon në konak Thaçit, të cilit ia refuzoi dekoratën

 

Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e presin ne zyre Sylejman Selimin Foto: ZKM

 

Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e presin ne zyre Sylejman Selimin Foto: ZKM