Haradinaj dekoron me Medaljen e Skënderbeut aktivistin Harry Bajraktar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar aktivistin e  njohur i çështjes kombëtare Harry Bajraktari, me të cilin kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Po ashtu në këtë takim Haradinaj ka dekoruar Bajraktarin me Medaljen e Skënderbeut.

“Ne kemi qenë më fat që njerëz si Harry Bajraktari, kauzën e Kosovës e kanë promovuar dhe mbrojtur në mënyrën më të mirë dhe falë tyre, e drejta e Kosovës u dëgjua. Është gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sot, që folëm për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje Haradinaj ka thënë se me këtë medalje e nderon për angazhimin e tij për shqiptarët.

“Harry Bajraktarin e nderova me Medaljen e Skenderbeut për angazhimin e pashoq, për shqiptarët”, ka theksuar Haradinaj.