Takimi i kryeministrit Haradinaj me nënkryetarin e Pejës, Shkumbin Gashi, Foto: Facebook/Shkumbin Gashi

Haradinaj asesi të takohet me Gazmend Muhaxherin

Shkumbin Gashi, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Pejës, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm si dhe realizimin e disa projekteve, me theks të veçantë asfaltimin e rrugëve në Rugovë, Ishtedim, rrugës Lumbardh-Milishec, rregullimin e hyrjes së qytetit të Pejës “bulevardi i gjelbër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka thënë se bashkë me kryeministrin kanë biseduar edhe për ujësjellësin për fshatrat e Lugut Baranit, ndërtimin e murit Lumbardhit, rregullimin e kanalizimeve në disa fshatra si dhe kalimin e pronave me interes publik nga AKP – Agjencia Kosovare e Pronës në pronë komunale.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Haradinaj përmes avokatit të tij, Araniti Koci, në vitin 2015-të e kishte paditur kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake ‘Der Standard’.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me ecurinë e këtij rasti ndërsa raportimet mund t’i gjeni në këtë link.

https://kallxo.com/greva-shtyn-perballjen-e-ramush-haradinajt-me-gazmend-muhaxherin-ne-gjykate/