Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Haradinaj: 30 Mijë Veteranë Dalin Vetëm në Dukagjin

Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” foli edhe për numrin e veteranëve të luftës, me theks të veçantë për zonën e Dukagjinit ku ka qenë komandant gjatë viteve të luftës 1998-1999.

Në intervistë me Jeta Xharrën, Haradinaj u përball me një deklaratë të dhënë në një intervistë të vitit 2000 ku kishte thënë se nuk ka pasur më shumë se 3 mijë pjesëtarë nën komandën e tij në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Nëse m’pyet mu sinqerisht, edhe sinqerisht po ta them, nifar mesatarje ku çdo vendbanim në zonën ku kam luftu është mobilizu e kanë marrë armë. Lirisht shifra del mbi 30 mijë veç në Dukagjin nën armë. Nën armë, tu bo roje, tu bo aktivitet, tu punu”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se ka kërkuar nga prokuroria që ta përshpejtojë hetimin e listave dhe u ka dhënë qasje në të gjitha dokumentet që i kanë kërkuar.

Përgjigjen e Haradinajt për veteranët mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: